Telegrafi

Reshje të reja të borës në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditëve në vijim do të ketë reshje të borës. Gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje të borës me intensitet mesatar ndërsa në vendet më të larta reshjet e borës do të jenë më të theksuara.

Më pastaj gjatë ditëve në vijim do të moti do të jetë me diell dhe me kushte për reshjet të shiut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga drejtoria për punë hidrometeorologjike  informojnë se mbulesa e borës më e madhe është në Mavrovë.

“Deri në ora 7 mbulesa më e madhe e borës është në Mavrovi Anovi, 45 në Pozharane, 44 Dibër dhe Llazarpole, 39 në Krushevë dhe Kodër Dielli, 38 Tetovë, 31 Ohër, 32 Topolçai, 30 Manastir, 27 Gjurishte, 20 Pretor, 13 Prilep, 12 në Shkup, 10 në Shtip dhe Kumanovë, 9 në Struicë dhe Bervovë, 8 në Kriva Pallankë dhe Demir Kapi”, njoftojnë nga drejtoria për punë hidrometeorologjike  ./Telegrafi/