Telegrafi

Reshje të mëdha të shiut në Tetovë, rrezik për vërshime në Poroj (Video)

Moti i ligë i cili ka kapluar rajonin e Pollogut, ka shkaktuar rrezik për vërshime në fshatin Poroj të Tetovës.

Në një video të publikuar nga TV Koha shihet se janë vërshuar disa rrugë të fshatit, ndërsa banorët janë paralajmëruar që të mos afrohen buzë lumit dhe që të gjithë janë në gjendje gatishmërie për shkak të ujërave të ardhura nga shirat, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata druajnë nga përsëritja e përmbytjeve të majit të vitit të kaluar kur u shkaktuan dëme të mëdha në dy urat e fshatit, ndërsa dhjetëra shtëpi u mbushën nga balta dhe gurët.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të këtij fshati tha se për momentin nuk kanë intervenuar as policia dhe as shërbimet tjera komunale./Telegrafi/