Një autobus turistik është parë duke u përmbytur në një lumë në Manali të Himachal Pradeshit, një destinacion i njohur turistik në Indi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autobusi për fat të mirë ishte i zbrazët kur u përmbyt në lumin Beas.
Manali, i cili bie në rrethinën Kullu, është përballur me reshje të rënda në ditët e fundit.
Madje, siç thuhet më tej, niveli i ujit në lumin Beas është rritur në mënyrë jonormale duke prekur edhe autostradën kombëtare. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DnrccPbD3EI