Sot priten reshje të dobëta shiu në qarqet Durrës dhe Tiranë, ndërsa lokalisht të dobëta ose nuk priten reshje në të gjitha qarqet e tjera të Shqipërisë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 7 deri në 14 gradë Celius, në vendet e ulëta: 3 deri në 13 gradë Celsius dhe në vendet malore: 0 deri në 10 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/