Një stuhi e madhe shiu përmbyti rrugët në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, të enjten.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stuhia e fortë filloi në pjesën perëndimore të vendit dhe përparoi me shpejtësi në lindje, duke krijuar “përrenj” në shumë rrugë në Athinë dhe Selanik, qyteti i dytë më i madh i vendit, brenda pak orësh.
https://www.youtube.com/watch?v=U7YYBHV0Dc4&t=2s
Mbrojtja Civile Greke paralajmëroi qytetarët kundër udhëtimeve të panevojshme, pasi zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje.
Ndërkohë nxënësit e shkollave fillore duhej të evakuoheshin pasi klasat e tyre u përmbytën në lagjen Nea Filadelfeia në veri të Athinës.
Madje në një rast, ata u detyruan të bënin një “urë” tavolinash shkollore për të dalë nga shkolla.
https://www.youtube.com/watch?v=BtsqPhK2Y9c&t=3s
Si pasojë e kushteve të tilla, disa zona kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Në lagjen bregdetare të Glyfada, shoferët u detyruan të hipnin në makinat e tyre mes reshjeve të dendura të shiut, ndërsa trafiku u ndërpre në rrugët kryesore në rajonin e Atikës.
Uji i shiut preku gjithashtu parlamentin helen, si dhe disa universitete. /Telegrafi/