Pas stuhisë Ciaran që përfshiu Shqipërinë fundjavën e kaluar, sot janë rikthyer sërish reshjet me intensitet të lartë në veri dhe në zonat qendrore.
Sipas meteorologes së A2 CNN Tanja Porja, rrebeshet do të jenë të shpeshta gjatë gjithë ditës së sotme në gjysmën veriore të vendit, ndërsa në jug rrebeshet do të zhvendosen pas mesditës. Edhe këtë herë zonat qendrore do të kenë sasitë më të larat të reshje, 50-80 milimetra.
Fatmirësisht era do të forcohet vetëm në momente të shkurtra dhe përgjithësisht do të jetë mesatare gjatë ditës së sotme duke mos përsëritur stuhitë e fundjavës.
Porja thekson se në disa qytete ka një rrezik të lartë për përmbytje, ndërkohë që nga rrebeshet dhe stuhitë e forta të erës do të përfshihet edhe rajoni. /Telegrafi/