Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa. Reshje të dëborës me intensitet të ndryshueshëm vërehen në Mavrovë dhe në Pletvar, por nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit në mënyrë të pandërprerë. Në Gjavato reshjet janë shi dhe dëborë.
Dukshmëria e zvogëluar për shkak të shfaqjes së mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në Kodrën e Diellit, Strazhë dhe Stracin.
Në drejtime të caktuara që kalojnë nëpër gryka është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve të tokës.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve rrugore.
Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe, siç informojnë, mbajnë të kalueshme të gjitha drejtimet rrugore./Telegrafi/