Moti për të enjten në Shqipëri është parashikuar të jetë kryesisht i vranët.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokal në jug të vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të përqendrohen në pjesën veriore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi 1-8m/sek, përkohësisht në bregdet era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 1.0-1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 14/26 re shi
Kukës 14/26 re shi
Lezhë 14/27 re shi
Dibër 11/24 re
Durrës 17/27 re
Tiranë 16/28 re
Elbasan 15/28 re
Berat 13/29 re
Vlorë 16/27 re shi i dobët
Korçë 12/25 re shi i dobët
Gjirokastër 15/29 re shi i dobët
Sarandë 17/28 re shi i dobët. /Telegrafi/