Telegrafi

Reshje shiu me intensitet të ulët dhe rënie temperaturash, parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24 orëshit i vranët e reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas parashikohet mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Në momentin e vranësirave të dendura, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në zonën e qendrës dhe kryesisht zonën e jugut.

Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut kryesisht në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 6 në 26 gradë Celsius. /Telegrafi/