Telegrafi

Reshje dhe ulje temperaturash në të gjithë territorin, ky është parashikimi i motit për sot

Foto: Ilustrim

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1 gradë Celsius në 02 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 07 gradë Celsius  në 09 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12 gradë Celsius.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të kthellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00 gradë Celsius në 03 gradë Celsius dhe në zonat e ulëta nga 03 gradë Celsius në 06 gradë Celsius. /Telegrafi/