Telegrafi

Reshje dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin.

Në zonat jugore dhe veriperëndimore reshjet do të kenë intensitet të lartë, kurse në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të theksuar, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2 gradë Celsius në 03 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 07 gradë Celsius në 11 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 10 gradë Celsius në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të theksuar ku do të variojnë: në zonat malore nga -1 gradë Celsius në 05 gradë Celsius dhe në zonat e ulëta nga 02 gradë Celsius në 07 gradë Celsius.