Site icon Telegrafi

Reshje bore në zonat malore dhe temperatura të ulëta në Shqipëri

Shqipëria përgjatë të shtunës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokëve të dëborës në zonat malore.

Mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Gjatë orëve të para të mëngjesit do të shfaqet mjegulla në zonat luginore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3 gradë Celsius deri në 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version