Telegrafi

Reshitaj zhvilloi takim virtual me kongresistët amerikanë

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës Albena Reshitaj, ka zhvilluar një takim virtual me kongresistët amerikanë.

Reshitaj, përms një postimi në Facebook, ka thënë se “Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve në mes të grave parlamentare në Kosovë dhe anëtareve të kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes se si kriza e pandemisë po i afekton gratë dhe grupet e tjera vulnerabile në të gjitha shtetet përkatëse”.

Postimi i plotë i deputetes Reshitaj:

“Sot pata kënaqësinë të marrë pjesë në një takim virtual të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në bashkëpunim me Komisionin e Kongresit të SHBA-ve për Partneritet në Zhvilimin e Demokracisë (HDP).

Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve në mes të grave parlamentare në Kosovë dhe anëtareve të kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes se si kriza e pandemisë po i afekton gratë dhe grupet e tjera vulnerabile në të gjitha shtetet përkatëse. Si deputete dhe kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale paraqita sfidat me të cilat po përballet sistemi ynë shëndetësor në përballje me pandeminë.

Dua të shpreh mirënjohje dhe falenderim të veçantë për NDI dhe HDP për organizimin e këtij takimi.

Kuvendi i Kosovës tashmë e një kohë të gjatë ka ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë me Kongresin Amerikan ndërsa nga viti 2009 kemi program partneriteti me HDP”, ka shkruar Reshitaj. /Telegrafi/