Telegrafi

Reshitaj takoi përfaqësuesit e MMC-së

Me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit, reduktimit të ndotjes së ajrit dhe realizimit të projekteve konkrete, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, priti në takim delegacionin Amerikan të  MCC  të kryesuar nga Carylon Wetzer Chen – zyrtare e lartë e programit në “Millenium Challenge Corporation” nga Washingtoni.

Pasi falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të po i japin Kosovës, Reshitaj u shpreh e lumtur që një ndihmë e tillë po ofrohet edhe për mjedisin.

Ministrja Reshitaj prezantoi para delegacionit punën e deritanishme që nga marrja e mandatit të saj për mbrojtjen e ambientit dhe planin e aktiviteteve për reduktimin e ndotjes së ajrit për vitin 2018.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e MCC-së pasi uruan ministren për angazhimin e saj në mbrojtjen e mjedisit, shpalosën projektin e tyre në prezantimin e të dhënave për ndotjen dhe informimin në kohë rekorde për opinionin publik.

Reshitaj dhe përfaqësuesit e MCC-së u dakorduan që të angazhohen në realizimin në kohë reale të projekteve për mjedisin që parasheh programi i Mijëvjeçarit. /Telegrafi/