Site icon Telegrafi

Reshitaj: Sigurimet shëndetësore, nevojë urgjente

Zv.presidentja e AKR-së, Albena Reshitaj në debatin televiziv të organizuar nga Kallxo.com, ka vënë vëmendjen tek mungesa e gjërave të nevojshme në shëndetësi. Angazhimi i saj dhe koalicionit që i takon, do të jetë krijimi i një spitali rajonal në Prishtinë, që sipas saj shumë i nevojshëm.

Reshitaj ka premtuar që ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së tyre, do të jetë pikërisht shëndetësia, pasi sipas saj, asnjëra qeveri deri tani, nuk e kishte në plane primare këtë sektor.

Zgjidhja e menjëhershme e problemit të sigurimeve shëndetësore, po ashtu është ndër prioritetet e qeverisjes.

Poashtu, numri 30-të i Listës LDK-AKR-Alternativa, ka premtuar fuqizimin e shtëpive të shëndetit në të gjitha komunat e Kosovës, marrë parasysh që shumë shërbime janë të kufizuara që të kryhen në to.

Albena po ashtu ka paraqitur edhe një plan të veqantë të AKR-së për kategoritë që ushtrojnë profesionet e tyre me rrezikshmëri të lartë. Sipas saj, me Qeverisjen e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, do të krijohet një fond special, enkas për kontributin e këtyre kategorive.

Exit mobile version