Site icon Telegrafi

Reshitaj: Shqetësuese, Qeveria nuk i futi mjekët në vendimin për pushime prindërore

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskutuan për masat e marra për mbrojtje nga Coronavirusi.

Aty u tha se mbetët shqetësuese që nga masat e marra nga Qeveria qe njëri prind të lirohet nga puna, nuk përfshihet edhe stafi shëndetësor.

Madje nga anëtarët e këtij komisioni u kërkua nga Qeveria  që nga fondi 10 milionë eurosh të përfshihet pagesa e stafit shëndetësor.

Kryetarja e këtij Komisioni, deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj shprehi dy shqetësimet sa i përket vendimit të qeverisë për masat e marra ndaj rrezikut me Coronavirus.

Ajo tha se lirimi i njëri prind nga puna nuk do të duhej të ishte rekomandim, por vendim.

“Dy shqetësime sa i përket vendimit të Qeverisë. Mirë që është ndërpre mësimi mirëpo nuk është dashur të jetë rekomandim të lirohet njeri prind, por të jetë vendim”.

“Është rasti të merren vendime të qarta të shpejt. Shqetësim kjo nuk vlen për punëtoret shëndetësor dhe atyre të sigurisë. Është dashur të shihet mundësia që njëri prind të lirohet”.

Nga ky takim u propozuan rekomandimet: që duhet të realizohet mbrojtja e punëtorëve shëndetësor, trajtimi i stafit sidomos atij të mesëm, motivimi financiar për punëtorët shëndetësor, si dhe krijimi i hapësirave të posaçme në rast nevoje.

Exit mobile version