Site icon Telegrafi

Reshitaj: Prishtina ka për obligim të krijimit të hartës zonale

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj në një konferencë për medie, ka bërë publike një vendim në fushën e planifikimit hapësinor, i cili merret për herë të parë në Kosovë.

Ajo ka thënë se sot Kosova po hap një kapitull të ri për krijimin e një harte zonale që është një dokument i rëndësishëm që ka për qëllim rritjen e mirëqenies dhe përmirësimin e mjedisit dhe planifikimit.

“Jemi të vetëdijshëm për të gjitha ndërtimet pa leje nëpër komuna dhe në kryeqytet, andaj ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje jep një mundësi për parandalimin e ndërtimeve pa leje. Prishtina ka për obligim të krijimit të hartës zonale”, ka thënë Reshitaj.

Kostoja e kësaj harte zonale është ende e paqartë, pasi procesi do të zgjasë një vit e gjysmë, ndërkohë që 22 komuna janë në proces të krijimit të hartës zonale.

Reshitaj ka thënë se pesë komuna kanë pasur fatin të gjejnë donatorë për këtë projekt.

Exit mobile version