Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj, ka thënë se do ta ndalin përdorimin e thëngjillin për ngrohje. Ajo ka paralajmëruar ndaljen e dhënies së thëngjillit falas për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
“Pres nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, që të ndalë dhënien falas të thëngjillit për punëtorët e KEK-ut. Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe vetëm me veprime dhe vendime mund ta ulim ndotjen e ambientit”, tha Reshitaj në emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini. /Telegrafi/