Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për situatën me pandeminë COVID-19 tha se situata epidemiologjike e ditëve të fundit në vend por edhe më gjerë, për fat keq ka dhënë sinjale për mundësinë e përkeqësimit të saj dhe kjo duhet të na shërbej për rritur angazhimin e përbashkët institucional e profesional.
Reshitaj tha se përshkallëzimi edhe më tej me numrin në rritje të të infektuarve, shtuar edhe ngjarjet e ditëve të fundit me ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare si dhe kërcënimet luftënxitëse të politikës serbe, duhet të na shërbejnë që sot nga ky debat parlamentar të dalim me rekomandime të çarta.
“Përshkallëzimi edhe më tej me numrin në rritje të të infektuarve, shtuar edhe ngjarjet e ditëve të fundit me ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare si dhe kërcënimet luftënxitëse të politikës serbe, duhet të na shërbejnë që sot nga ky debat parlamentar të dalim me rekomandime të çarta për të mbështetur institucionet e vendit për tejkalimin e kësaj situate që është duke rënduar secilin qytetarë. Të ndodhur në këtë situatë, ne sot duhet lënë anash politikën dhe duhet të flasim e veprojmë me një gjuhë dhe të bashkuar në mbrojte të jetës së qytetarëve tanë ne mbrojtje te identitetit dhe dinjitetit. Të nderuar deputet, E kam thënë edhe herë tjera e dua të them edhe sot këtu. Tani më shumë se kurrë është momenti për zgjim të kujtesës sonë kolektive, thirrje të mendjes për unitet e ndërgjegjësim të të gjithëve e veçmas të politikë bërësve në vend”, tha Reshitaj.