Këto janë skenat e pabesueshme që tregojnë një aeroplan saudit i cili aterron përpara një stuhie masive të rërës e cila kishte ngulfatur pjesën e fundit të pistës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i cili besohet të jetë një Airbus A320, aterroi në aeroportin Jazan në jug të vendit.
Pamjet, të cilat thuhet se u morën nga kabina, tregojnë se aeroplani është goditur nga era duke iu afruar pistës.
Megjithatë, piloti gjatë aterrimit nuk ishte në gjendje të shihte kullën e kontrollit të aeroportit, e cila ishte mbuluar me rërë.
Disa sekonda pasi aeroplani prek tokën, pamjet tregojnë zhdukjen e pamjes dhe momentin kur pilotët ngadalësojnë aeroplanin duke ndjekur vijën e bardhë në pistë. /Telegrafi/