Donald Trump ka deklaruar një fitore të pambështetur në një fjalim ceremonial në Shtëpisë së Bardhë – me miliona fletëvotime ende të pa numëruara.
Disa republikanë të lartë dhe komentatorë konservatorë po shprehin alarmin për komentet e pabazuara të Trumpit, raporton BBC.
Duke folur në ABC News, ish-Guvernatori i New Jerseyt, dhe këshilltari i Trumpit, Chris Christie e quajti fjalimin e presidentit një veprim të gabuar – si strategjikisht, ashtu edhe si president, transmeton Telegrafi.
“Është një vendim i keq strategjik”, tha ai duke shtuar se “Është një vendim i keq politik.”
Rick Santorum, ish-senator republikan nga Pensilvania, tha se ishte “shumë i dëshpëruar” nga komentet e Trumpit. “Përdorimi i fjalës mashtrim … Unë mendoj se është e gabuar”, tha ai në CNN.
Dhe Ben Shapiro, një komentator dhe kritik konservator i Trump, shkroi në Twitter duke i quajtur komentet “thellësisht të papërgjegjshme”. /Telegrafi/
No, Trump has not already won the election, and it is deeply irresponsible for him to say he has.
— Ben Shapiro (@benshapiro) November 4, 2020