Republikanët në Senatin Amerikan, dhoma e sipërme e Kongresit që mban në duar pushtetin e konfirmimit të gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, rrezikojnë të humbin shumicën në zgjedhjet e sotme.
Senati me 100 anëtarë aktualisht ka 53 republikanë. Përafërsisht një e treta zgjidhet çdo dy vjet. Këtë vit bëhet fjalë për 35 mandate, raporton CNN.
Republikanët po mbrojnë 23 vende në ditën e zgjedhjeve dhe në disa gara ekziston mundësia që demokratët të “rrëmbejnë” vendet e tyre, por lufta është e ngushtë, kështu që sondazhet përmbahen nga parashikimet.
Nga 12 demokratët që luftojnë për të qëndruar në Senat, vetëm një, Doug Jones nga Alabama, aktualisht senatori i vetëm demokrat nga jugu, mund të humbasë vendin e tij.
Ndryshe, Joe Biden dhe Donald Trump tashmë kanë marrë rezultatet e para të disa qytezave, ku secili ka fituar nga një prej tyre. /Telegrafi/