Site icon Telegrafi

Republikanët premtojnë tranzicion ‘të rregullt’ të pushtetit në SHBA, nëse humb Trumpi

Udhëheqësi republikan, Mitch McConnell ka insistuar se do të ketë një tranzicion “të rregullt” pas zgjedhjeve – diçka për të cilën presidenti ka hedhur dyshime.

McConnell tha pavarësisht se kush fiton zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, do të ketë një inaugurim paqësor më 20 janar, raporton BBC.

Një ditë më parë, Presidenti Donald Trump refuzoi të angazhohej për këtë, duke thënë “ne do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, transmeton Telegrafi.

Trump ka vënë në dyshim integritetin e votimit postar të SHBA-së në muajt e fundit.

Presidenti aktualisht ndjek sfiduesin e tij, demokratin Joe Biden, në sondazhet e opinionit kombëtar 40 ditë para zgjedhjeve.

Lexo po ashtu Përcaktohen temat e debatit të parë presidencial mes Trumpit dhe Bidenit

Ndërsa shumë më tepër amerikanë do të hedhin votat e tyre me postë këtë vit për shkak të pandemisë, Trump ka vënë në dyshim sigurinë e këtij sistemi të votimit me postë.

Nëse Trump do të refuzonte të pranonte rezultatin e zgjedhjeve, kjo do ta çonte vendin në një territor të paeksploruar. Biden ka sugjeruar që nëse kjo do të ndodh, ushtria mund ta heqë Trumpin nga Shtëpia e Bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version