Mike Johnson është nominuar prej anëtarëve të partisë republikane të Dhomës së Përfaqësuesve për të vazhduar si kryetar i tyre.
Johnsonit do t’i duhen 218 vota në Dhomën e Përfaqësuesve në muajin janar për të siguruar të mbetet kryesues i Kongresit amerikan.
Deri më tani, ai është vetëm kandidati republikan gjersa kandidat do të prezantojë edhe partia demokrate, shkruan skynews.
🧵🧵🧵
This afternoon, House Republicans are holding our leadership elections for the 119th Congress.
Follow this thread for relevant announcements:
— House Republicans (@HouseGOP) November 13, 2024
Ai ka shërbyer si kryetari i 56-të i Dhomës së Përfaqësuesve që nga tetori i vitit të kaluar dhe është një mbështetës i fortë i presidentit të zgjedhur, Donald Trump.
Të dy dhomat e Kongresit – Dhoma dhe Senati – janë nën kontrollin e republikanëve pas një fitoreje të rehatshme zgjedhore të republikanëve.
Ndryshe, Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale amerikane kundër kandidates demokrate, Kamala Harris. /Telegrafi/