Site icon Telegrafi

Republikanët në rrugën e duhur për të fituar në Dhomën e Përfaqësuesve, Demokratët kryesojnë në Senat

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, partia Republikane është në rrugën e saj për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ndërsa Demokratët aktualisht janë duke udhëhequr garën për Senatin.

Republikanët aktualisht kanë 200 vende dhe demokratët 173 në Dhomën e Përfaqësuesve. Për shumicën në këtë Dhomë, kërkohen 218 mandate, transmeton Telegrafi.

Në betejën për Dhomën e Lartë, Senatin, bilanci aktual i pushtetit është 48-48.

Demokratëve iu dha një shtysë fitorja e John Fetterman ndaj të parapëlqyerit të Trumpit, mjekut Mehmet Oz në Pensilvani, një nga shtetet kyçe për zgjedhjet.

Gara mbetet akoma e hapur në katër shtet, përveç Georgias së lartpërmendur, përkatësisht Arizona, Nevada dhe Ëisconsin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version