Duket se Donald Trump, po humbet gjithnjë e më shumë mbështetjen brenda partisë republikane, pas publikimit të një videoje, ku kandidati për president të SHBA-së pohonte se i ka bërë për vete të gjitha femrat në saje të hollave.
I fundit në një seri të personaliteteve që i ka kthyer shpinën Trumpit është dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger.
Aktori ka shkruar në llogarinë personale në Twitter se pavarësisht faktit që prej vitit 1983 ka votuar për republikanët, tani nuk do ta bëjë një gjë të tillë shkaku i Trumpit, transmeton Telegrafi.
“Për herë të parë që kur u bëra qytetar amerikan, përkatësisht vitit 1983, do të votojë për kandidatin republikan për President të Shteteve të Bashkuara. Si shumë qytetarë të Amerikës, unë jam në ‘hall’ pasi nuk di për kë të votojë. Isha krenar për republikanët që nga viti 1968 dhe fjalimit të Richard Nixonit. Sot, e vetmja gjë që ka rëndësi për mua është të dërgojë një mesazh për të gjithë amerikanët. Detyra jonë është që të zgjidhni vendin përpara partisë”, shkroi aktori i njohur në Twitter.
Kujtojmë se zgjedhjet për president të SHBA-së mbahen më 8 nëntor, ndërsa kundërshtar i Trumpit është kandidatja demokrate, Hillary Clinton. /Telegrafi/
As proud as I am to label myself a Republican, there is one label that I hold above all else – American. My full statement: pic.twitter.com/biRvY8S3aZ
— Arnold (@Schwarzenegger) October 8, 2016