“Republika Ilindenska Makedonija” është propozimi i ri për emrin, i cili sipas burimeve diplomatike të “A1on” është ofruar nga pala e Maqedonisë në negociatat me Greqinë.
Sipas të njëjtave burime, cila do ofertë dhe marrëveshje do të duhet të jetë për përdorim të përgjithshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton A1on, ky propozim është dhënë në takimet e fundit mes dy palëve. Derisa të arrihet marrëveshje për emrin ndërkombëtar të shtetit, ky duhet të jetë emri në Kombet e Bashkuara.
Ndërsa pas takimit të sotëm mes Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, pati optimizëm rreth marrëveshjes./Telegrafi/