Thuhet se kur je nervoz nuk bënë as të diskutosh e lëre me të shkruash. Por ja që ne shqiptarët zakonisht jemi nervoz dhe atëherë nëse nuk diskuton dhe nuk shkruan koha ecën.
Ka disa vite që përcjelli me vëmendje shkrime të shumë gazetave dhe shumë faqeve të mira të internetit që administrohen nga shqiptarë të vyeshëm dhe të profesionalizuar në shumë aspekte dhe fusha të ndryshme. Ka shkrime ku njerëzit që jetojnë në mërgim nënçmohen dhe fyhen për shkrimet, diskutimet, reagimet dhe këshillat q¨üe i japin për realitetin në Kosovë. Zakonisht duken imituese disa reagime të njerëzve që merren edhe me shkrime e të cilët kurrë më larg se në Durrës nuk kanë qenë. Të tillët mundohen të bëhen më patriot se patrioti duke thënë se në Kosovë nuk është më shkau se e kemi ndjek neve e ju të diasporës keni fituar para dhe keni shikuar në media luftën në Kosovë. Të tillët nuk lejojnë asnjë shibel në pushtetin e Kosovës, e duan qeverinë, Presidencën, Kuvendin e të tjerët që po menaxhojnë me Kosovën dhe po e demokratizojnë me hapa të shpejtë.
Nga an tjetër realiteti fletë krejt ndryshe. Kosova është futur në një degradim fatal dhe total të një burokracie, të një rrjeti mafioz pushtetarë, prej nivelit të ulët gjerë te ai lartë. Korrupsioni dhe hajnia janë në optimum, nëse njeriu kritikon për ndonjë anomali nëpunësin më të thjeshtë atëherë ti mbetesh pa kryer punë, nëse kërkon korrektësi duhet të shkosh 2-3 ditë radhazi për të njëjtën punë, nëse ankohesh te ndonjë drejtor apo edhe kryetar komune ai nuk ka guximin të ndërmarr asgjë sepse janë të lidhur bashkë në të keqën. Kaq për nivelin e ulët.
Ata të mëdhenjtë pra Institucionet shtetërore dhe bartësit e tyre, verës ashtu se ashtu janë nëpër hotele turke, kur po i shoh pas pushimeve në TV ta merr mendja se janë ba arab për nga ngjyra, sigurisht po lyhen mirë me krema të shtrenjta, lekët i kanë, e popullata i nxinë dhembët me çaj rusi nëpër çajtore.
Një të treten e territorit nuk e kontrollojnë fare, të jemi real është shndërruar në” Serbi të vogël” pjesa veriore e vendit.
Milionat vidhen nëpër tenderë, asfalti shtrohet dhe pas disa muajsh arnohet, spitalet marri, shkollat për mjerim, humbin edhe ditarët, aeroporti me miliona fitime sikur të ishte i Somalisë.
Policia e Kosovës duken të veshur mirë, kanë automjete speciale, e ngasin veturën zyrtare pa kontroll fare ma zi se të dehurit, nuk mërziten fare se si rrjedh komunikacioni pasi që ata vetë nuk i respektojnë dhe nuk i dinë rregullat.
Qeveria Thaçi-Sejdi-Manaj punon, ”punon për qytetarët, u ofron mirëqenie, u ofron siguri, punë, shërbim mjekësor, shkollim, infrastrukturë të nduarduarshme”, ose thënë shul shqip, qytetarët vidhen, nuk kanë siguri, nuk kanë shërbime të mira mjekësore- spitalet si uzina të vërshuara, e çka jo tjetër, mjerim.
Por kjo Qeveri e menaxhon terë territorin e Republikës, thonë ata, ndërsa rrugët e Republikës së tyre janë të mbushura me automobila serbe me targa të dikurshme socialiste- serbiste-titiste. Kudo të rastis të shohësh targat; PZ, PR, PE, GL, ngasin veturat lirshëm si në arë të babës serbet të cilët mund të jenë kriminel, udbash, hajna, vrasës e çka jo tjetër. Si mund të parashikohet nëse ndodh një ndeshje një aksident me ta, kujt duhet lajmëruar për sigurim për dëmshpërblim, a Qeverisë sonë a asaj të Serbisë për aksidentin që ndodh në Kosovë të pavarur me targa të ish Kosovës së Serbisë, te ne në Istog thoshin ”lajmërohu te Hava në Guraja”.
Ja pra këtu dhe kështu është puna e Qeverisë sonë, punojnë për sigurinë e qytetarit të Kosovës. Isha dëshmitarë i momentit kur disa automjete me targa të Republikës së Kosovës, ishin shqiptarë, në dalje të kufirit nga Kosova i ndërronin targat dhe i vendosnin targat serbe? Pra shihej se kishte edhe shqiptarë që për biznes në Serbi duhej të i ndërronin tabelat, ndërsa targat e vjetra shëtitshin nëpër Kosovë ditën e natën, e kur kësaj i shtohet se sa vigjilent e kemi shërbimin policor atëherë duhet të pyesim se a jemi të sigurt në shtetin tonë?
Me të vërtet shtrohet pyetja konkrete, sa është funksional ky shtet i yni kur lejon serbët me targa të vjetra në automjete të shëtisin lirshëm e që te ne shqiptarët sjellin neveri duke ta kujtuar kohen të e okupimit serb?
Ne mërgimtarëve po na pengojnë këto anomali se ata rezidentët shpesh po na thonë, këqyrni punët e juaj se na e dimë çka është mirë e çka keq, po frikohem se mos po bëhen imun të gjithë me këtë fenomen që kryekëput e degradon pavarësinë tonë.