Ministrja Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori i Republikës Çeke Jaroslav Ludva nënshkruan marrëveshjen për riparimin e helikopterëve ndërmjet dy qeverive.
Marrëveshja, e cila bazohet në parimin Qeveri-me-Qeveri, është pjesë e planit për modernizimin dhe pajisjen e objekteve të Ushtrisë dhe parashikon riparimin e dy helikopterëve Mi-8MT në një periudhë 13 mujore.
“Marrëveshja e rinovimit të helikopterit është një marrëveshje qeveri me qeverinë (G2G) dhe do të forcojë dhe intensifikojë bashkëpunimin dypalësh dhe atë të mbrojtjes me Republikën e Çekisë.
Riparimi i planifikuar i helikopterëve do të rrisë gatishmërinë luftarake të Ushtrisë, ndërsa njëkohësisht do të përmirësohet ndërveprimi i WING-it të aviacionit me aleatët”, tha Ministria e Mbrojtjes./Telegrafi/