Qeveria çeke ka njoftuar se do të zgjasë kontrollet e rastësishme kufitare me Sllovakinë për 20 ditë, deri më 22 nëntor, për të parandaluar imigracionin e paligjshëm.
Austria, Republika Çeke dhe Polonia vendosën kontrollin në kufirin me Sllovakinë në fillim të muajit tetor dhe më pas e zgjatën atë deri më 2 nëntor.
Kohët e fundit, Sllovakia ka parë një rritje të numrit të emigrantëve dhe azilkërkuesve, shumica e të cilëve arrijnë nga Serbia nëpërmjet Hungarisë, në rrugën e tyre për në vendet më të pasura perëndimore.
Vláda na můj návrh schválila prodloužení zvýšené ochrany česko-slovenské hranice o 20 dní, tedy do 22. listopadu. Dokud nebude fungovat skutečně účinná ochrana vnější hranice EU, budeme muset dopady nelegální migrace řešit na vnitřní hranicích schengenského prostoru.
— Vít Rakušan (@Vit_Rakusan) November 1, 2023
“Derisa të vendoset me të vërtetë mbrojtja efektive e kufijve të jashtëm të BE-së, ne do të duhet të luftojmë kundër imigracionit të paligjshëm në kufijtë e brendshëm të Shengenit”, shkroi Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan në platformën X.
Pas Pragës, Vjenës dhe Varshavës, Sllovakia vendosi kontrollet kufitare me Hungarinë më 5 tetor.
Gjermania, destinacioni më i preferuar për emigrantët dhe azilkërkuesit, rriti kontrollet në kufirin lindor me Republikën Çeke dhe Poloninë në fund të shtatorit. Austria vendosi kontrollin kufitar me Republikën Çeke më 17 tetor.
Italia vendosi gjithashtu kontrolle me Slloveninë dhe kjo e fundit me Kroacinë dhe Hungarinë. Pak ditë më parë, Lubjana zgjati kontrollet me Kroacinë dhe Hungarinë deri më 19 nëntor. Rivendosja e kontrolleve brenda Shengenit është e mundur në rrethana të jashtëzakonshme, për të cilat Brukseli duhet të informohet paraprakisht. /Telegrafi/