Telegrafi

Republika Çeke ndan 70.000 euro për rrjetin elektrik në Berivojcë

Marrëveshja pritet të nënshkruhet të premten, në Ambasadën e Republikës Çeke në Prishtinë.

Kontributi i Republikës Çeke shënon marrëveshjen e parë të partneritetit me UNDP-në në Kosovë.

Riparimi i rrjetit elektrik në Berivojcë është donacion i Republikës Çeke brenda kornizës së programit prej katër milionë eurosh, i cili synon të ndihmojë zhvillimin, infrastrukturën, punësimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimin në Kosovë. /Telegrafi/