Republika e Çekisë e ka nisur për mrekulli kampanjën në Ligën e Kombeve, duke marrë fitore.
Në stadiumin Sinobo në Pragë, Çekia ka arritur ta mposhtë Zvicrën me rezultat 2-1 për ta nisur mbarë kampanjën kualifikuese.
Vetëm pas 11 minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi kur realizoi Jan Kuchta për 1-0.
Zviceranët arritën të barazonin rezultatin në 1-1, kur Okafor shënoi një minutë para fundit të pjesës së parë
👏🏻 https://t.co/WPkeAIANK9 pic.twitter.com/CDxtF9qIPO
— Czech Football National Team (@ceskarepre_eng) June 2, 2022
Gjithsesi 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan në barazim 1-1.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Përfaqësuesen vendase, që në minutën e 58-të kaluan përsëri në epërsi.
Harkimin e Janktos në gol e dërgoi gabimisht zvicerani Sow për t’i dhënë epërsinë çekëve.
Tonight's Czech team 🇨🇿 pic.twitter.com/iPjvoJLF3Y
— Czech Football National Team (@ceskarepre_eng) June 2, 2022
Deri në fund të ndeshjes Zvicra krijoi disa raste shënimi, por pa arritur ta gjenin golin e barazimit.
Tek Zvicra në këtë sfidë nga minuta e parë ishte kapiteni Granit Xhaka, derisa Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të.
Ndeshjen e radhës Republika Çeke do ta zhvilloj në udhëtim te Spanja, derisa Zvicra përballet me Portugalinë në Lisbonë. /Telegrafi/