Site icon Telegrafi

Republika Çeke e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Kroacisë – Schick shënon përsëri

Është mbyllur pjesa e parë në Hampden Park të Glasgow mes Kroacisë dhe Republikës Çeke.

Në një ndeshje shumë të fortë, kanë qenë çekët që kanë kaluar në epërsi në 45 minutat e para të kësaj sfide.

Por për ta parë golin e parë në këtë sfidë, u desh të pritej minuta e 37-të e ndeshjes dhe atë nga penalltia.

Në fakt në minutën e 35-të, Dejan Lovren goditi me brryl sulmuesin çek Patrick Schick dhe gjyqtari akordoi penallti.

Schick u tregua i saktë nga pika e bardhë duke kaluar çekët në epërsi.

Për sulmuesin e Bayer Leverkusen ky ishte goli i tretë këtë kampionat. /Telegrafi/

Exit mobile version