Site icon Telegrafi

Republika Çeke dhe Danimarka kërkojnë gjysmëfinalen – formacionet e mundshme

Ndeshja e parë çerekfinale e ditës së sotme do të zhvillohet mes Republikës Çeke dhe Danimarkës.

Dy Kombëtaret kanë arritur deri në çerekfinale pas disa ndeshjeve shumë të mira.

Në 1/8 e finales, çekët kanë befasuar Holandën duke e mposhtur me rezultat të pastër 2-0, derisa danezët demoluan Uellsin 4-0.

Do të jetë një sfidë shumë interesante me dy ekipet përfaqësuese që duan ta vazhdojnë rrugëtimin në këtë Euro 2020.

Takimi mes Republikës Çeke dhe Danimarkës zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Olimpik në Baku të Azerbajxhanit.

Çekët nuk kanë asnjë mungesë për këtë takim, derisa te danezët mungojnë Christian Eriksen, Youssuf Poulsen dhe Daniel Wass.

Formacionet e mundshme:

Republika Çeke: Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Kaderabek; Holes, Soucek; Masopust, Barak, Sevcik; Schick

Danimarka: Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Braithwaite, Dolberg, Damsgaard. /Telegrafi/

Exit mobile version