Basketbollisti amerikan i radhës që pritet të natyralizohet nga përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, Shawn Jones, ka arritur marrëveshje me ekipin izraelit, Hapoel Jerusalem.
Jones 24 vjeç që luan në pozitat 4-5 së fundi ka qenë basketbollist i elitës spanjolle.
Në 34 ndeshje të zhvilluara për MoraBancën e Andorrës ka pasur mesatare prej 8.7 pikëve për ndeshje dhe 3.4 kërcimeve për ndeshje.
Jones që ka qenë dy stinorë më parë ndër më të mirët e D-Ligës në SHBA është i gjatë 203 centimetra dhe peshon 107 kilogramë.