Basketbollsiti i përfaqësueses së Kosovës, Justin Doellman, ka vazhduar edhe për një stinor kontratën me ekipin e Barcelonës.
Njoftimin e ka bërë të ditur Eurobasket.com, ndërsa amerikani aktualisht ka zbarkuar në Prishtinë për të zhvilluar përgatitjet me reprezentacionin e Kosovës në basketboll.
Doellman në stinorin e fundit në Liga Endesa të Spanjës me Barcelonën ka zhvilluar 40 ndeshje duke pasur mesatare prej 11.9 pikëve, 5 kërcimeve dhe 1.6 asistimeve për ndeshje.
Ai ka edhe 28 paraqitje në Euroligë me Barcelonën, ndërsa aty ka pasur mesatare prej 9.6 pikëve për ndeshje, 4 kërcime dhe 1.2 topa të vjedhur.
Barcelona kishte nënshkruar me Doellmanin dy stinorë më parë, ndërsa vijuesi do të jetë i treti për kosovaro-amerikanin te ekipi katalonas.