Telegrafi

Reprezentuesi i Kosovës 28 minuta në fitoren e Barcelonës

Reprezentuesi i Kosovës, Justin Doellman, ka qenë për 28 minuta në parket në duelin që Barcelona e fitoi ndaj Anadolu Efesit në kuadër të Euroligës.

Doellman luajti me 9 pikë, 6 kërcime e 1 asistim, derisa Barcelona kaloi pa shumë telashe rivalin nga Stambolli, 89-78.

Petteri Koponen ka shënuar 20 pikë për katalonasit, ndërsa 18 të tjera ka shënuar edhe Vitor Faverani.

Te Anadolu Efes, 25 pikët e Brandon Paulit dhe 18 të tjera të Thomas Heurtelit shkuan kot.