Shoqata Reprezentacioni Aforistik i Maqedonisë (RAM) i ka shpallur krijimet më të mira në konkursin e hapur me temë “Politikomania”. Ky konkurs u shpall në kuadër të Mbrëmjes tradicionale të aforizmit maqedonas, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fituesit e sivjetëm janë Marjan Angellovski nga Shkupi – vendi i parë, Vitomir Dolinski nga Struga – vendi i dytë dhe Atanas Kërlevski nga Velesi – vendi i tretë.
Në konkursin e sivjetëm u paraqitën 19 aforistë, njëri nga të cilët u paraqit nga jashtë Maqedonisë së Veriut. Shpërblimet janë në para.
Përveç tre më të mirëve, komisioni shpërndau mirënjohje edhe për disa pjesëmarrës tjerë. Për kontributin e tij në satirën dhe humorin maqedonas, plaketë ari fitoi Vasil Tolevski./Telegrafi/