Site icon Telegrafi

Reportazhi i mediumit italian për kanabisin në Shqipëri, reagon Edi Rama

Foto: Ilustrim

Kryeministri Edi Rama bëri publik me një mesazh në “Twitter” qëndrimin zyrtar të autoriteteve italiane lidhur me reportazhin e publikuar pak ditë më parë në televizionin “Rai3”.

Në qëndrimin zyrtar të autoriteteve italiane, të publikuar nga kryeministri Rama, thuhet se autoritetet kanë specifikuar se lajmet e bëra publike nga “Rai3” nuk korrespondojnë me të dhënat reale.

Në reportazhin e Televizionit Publik Italian thuhej se është rritur kultivimi i kanabisit në Shqipëri.

Duke e cilësuar “skandaloz” raportimin e “Rai3”, Rama falënderon autoritetet fqinje, që sipas tij, ndihmuan përditë shqiptarët në luftën kundër kanabisit, por edhe për të fituar ndaj kësaj gënjeshtre.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnë përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

“Është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Gjithashtu është sqaruar një kronikë e dhënë nga Tg3 në datën 27 janar 2020, ku flitej për një raport të rezervuar të policisë për rritjen e kultivimit të kanabisit në territorin shqiptar”.

“Autoritetet kanë specifikuar që lajmet e bëra publike nga stacioni televiziv TG 3 nuk korrespondojnë me të dhënat reale dhe nuk mund të hedhin hije për efikasitetin real të kontrastit në lidhje me kultivimin e kanabisit dhe rezultatet e rëndësishme të arritura gjatë viteve të fundit”, thuhet në qëndrimin e autoriteteve italiane”.

“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnë përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike”, u shpreh Kryeministri Edi Rama, në reagimin e tij lidhur me lajmin e bërë publik nga RAI3.

Exit mobile version