Shtatëmbëdhjetë fshatrat e Rekës së Epërme, banoheshin me shqiptarët ortodoksë, por ato tashmë po zbrazen.
Gjysma e popullsisë, sipas regjistrave osmanë, u islamizua nga mesi i shekullit XVIII e deri te mesi i shekullit XIX.
Deri në atë kohë banorët flisnin shqip. Por, krijimit të Ekzarkisë bullgare më 1870, ishin nën trysni për t’u asimiluar në bullgarë.
Varësisht se kush përfaqësonte autoritetet politike e fetare, këta shqiptarë u quajtën fillimisht bullgarë, pastaj serbë e në fund maqedonas.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo tendencë ndërpritet, meqë në dokumente shihet se meshat i kryenin ata në shqip. Por, trysnia nuk u ndal pas kësaj lufte, edhe ndaj shqiptarëve katolikë. Por, ka edhe të atillë që po pranojnë identitetin shqiptar, siç është rasti i Branko Manojllovski, i cili që 50 vite jeton në Çikago të SHBA-ve.
Historinë për këtë rajon, zbrazjen dhe problemet me të cilat përballen, mund t’i shihni në reportazhin interesant të KTV-së. /Telegrafi/