Site icon Telegrafi

Reportazh nga qendra e pranimit të refugjatëve – Tabanoc

Lufta pesë vjeçare civile në Siri ka shkaktuar dyndje të madhe refugjatësh në disa drejtime të botës, e sidomos në drejtim të Bashkimit Evropian (BE). Gjatë rrugës për në BE, refugjatët përdorin edhe Maqedoninë, si vend tranzit për në destinacionin e tyre të fundit.

Këtë fundjavë, stafi i Telegrafi Maqedoni, iu bashkangjit degës së Tetovës të shoqatës humanitare ”EuroHuman”, të cilët ishin nisur të dërgojnë veshmbathje për refugjatët në qendrën e pranimit të Tabanocit, për të parë nga afër gjendjen e tyre. Për fat të keq, fotografit nuk iu lejua që të shkrepte disa pamje, megithatë stafi arriti që të sigurojë disa foto përmes celularit.

Në kamp mund të shihje fëmijë, gra e burra të cilët presin me padurim nisjen për në BE. Derisa fëmijët loznin me ato pak lodra të cilat janë siguruar nga shoqatat e ndryshme humanitare, gratë mundoheshin të përkujdesen për ta dhe për tharrjen e veshjeve të tyre, ndërkaq të tjerët prisnin radhën e shpërndarjes së ushqimit, poashtu i siguruar nga shoqata të ndryshme humanitare.

Refugjatët, shumica e të cilëve duket se vijnë nga Siria dhe Afganistani, ishin grumbulluar në disa tenda kolektive, sa për të pushuar disi, megjithatë në Tabanoc nuk mund të gjesh hapësira minimale për një pushim të rehatshëm.

Ende nuk ka një informacion zyrtar se si do të trajtohet kriza e refugjatëve, por ata vazhdojnë të lëvizin drejt vendeve të BE-së, ku presin të fitojnë azil politik. E nga ana tjetër, shoqatat e ndryshme humanitare vazhdojnë t’u dalin në ndihmë, që sado pak ta kenë më të lehtë rrugëtimin e tyre.

Një gjë të këtillë e ka bërë edhe shoqata ”EuroHuman”, e cila që në fillim të krizës, me aq sa ka mundur të siguroj ndihma humanitare nga qytetarët e Maqedonisë, ndihma në ushqime dhe veshmbathje, i ka mirëpritur dhe u ka ofruar ndihmë, duke kryer një obligim mjaft njerëezor, të zotuar se këtë punë vullnetare humane do ta kryejnë deri në momentin e fundit, kur paqja të lulëzoj në Siri./Telegrafi/

Exit mobile version