Telegrafi

Replika të ashpra mes Clintonit e Obamas

Gjatë një mitingu në shtetin Ohio, senatorja Clinton shfreu: "T’ju vije turp, Barack Obama!" dhe e akuzoi atë për keqinterpretim të një fletëpalosjeje të fushatës së saj për politikat e përkujdesjes shëndetësore.

Senatori Obama u përgjigj duke thënë se ishte gjendur pranë një fletëpalosjeje të tillë, i çuditur për atë që e cilësoi si ndryshim të tonit të zonjës Clinton.

Analistët thonë se senatores Clinton i duhet të fitojë në proceset përzgjedhëse në Ohio dhe Texas, nëse do të ketë ndonjë shans për ta mundur Obaman.

Senatori Obama tani shihet si kandidati kryesor i demokratëve në garën për Shtëpinë e Bardhë. /bbc/