Telegrafi

Replika për buxhetin në Bundestag

Kancelarja Angela Merkel foli për një bilanc pozitiv të punës së deritanishme të koalicionit qeverisës të përbërë nga CDU, CSU dhe FDP. Ajo theksoi se pas dy vjetësh të shpërthimit të krizës financiare dhe ekonomike në mbarë botën, Gjermania ndodhet përsëri në një kurs rritjeje.

Merkel njoftoi për një "vjeshtë vendimesh" në të cilën priten piketime për të ardhmen e vendit. Kryetari i partisë SPD Sigmar Gabriel foli megjithatë për një rezultat katastrofik. Qeveria e koalicionit konservatoro-liberal ka dështuar në të gjitha linjat dhe vepron si një vegël e ekonomisë.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të Ekologjistëve Jürgen Trittin e kritikoi qeverinë se ajo në politikën për shëndetin dhe energjinë atomike është gjunjëzuar para koncerneve të mëdha. Kryetari i grupit parlamentar të të Majtëve, Gregor Gysi e cilësoi kancelaren Merkel si "kancelare e lobistëve". /Dw/Telegrafi/