Site icon Telegrafi

Replika e kupës së botës prej 11 kilogramë kokainë

Megjithatë, një kriminel nga Kolumbia gjithsesi “zë vendin e parë” për materialin më origjinal për ta bërë këtë replikë – kokainën.

Gjatë një kontrolli rutinor në aeroportin e Bogotasë është zbuluar replika e pazakontë e trofeut të Kampionatit Botëror. Policia vërtetoi se ajo është një statujë 36 cm e gjatë e përbërë prej rreth 11 kilogramë kokainë.

Statuja është punuar nga kokaina e përzier me benzinë ose aceton, ndërsa statuja ishte e maskuar me ca zbukurime me ngjyrë të gjelbër dhe ngjyrë ari.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press ‘statuja’ duhej të nisej për në Madrid. /Telegrafi/

Exit mobile version