Replika e kundër replika janë zhvilluar në seancën e Kuvendit ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka pasur debate me deputetin e Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci.
Deputeti Mefail Bajqinovci i ka thënë zëvendëskryeministrit se po shet “kopalla” në Kuvend në kohën kur në Kosovë nuk po lëshohen letërnjoftime.
“Nuk kemi letërnjoftime, qytetarëve nuk po u lëshohen patenta të shoferëve e ju na flisni për mega projekte. Mos t’i harrojmë edhe alienët”, ka ironizuar Bajqinovci, përcjell Telegrafi.
Selmanaj i ka kthyer ironinë deputetit Bajqinovci, duke ia perënduar këtij të fundit një lapsus që kishe bërë me publikimin e një fotografie kur Rifat Jasharit i ishte referuar si Adem Jashari.
“A konfuz është deputeti sa që nuk di ku t’i kapem. Për ju kam pasur shumë respekt sa ke qenë i angazhuar më parë, por respekti më është rritur katërfish kur në vitin 2020 të kam parë me Komandantin Legjendar, Adem Jashari”, i tha Selmanaj-Bajqinovcit./Telegrafi/