Reperja amerikane, Dank Demoss, e paditi taksistin dhe kompaninë ku punon, sepse ai refuzoi një udhëtim me të duke thënë se ishte “shumë e plotë për t’u futur në makinë”, duke marrë parasysh se ajo peshon mbi 200 kilogramë.
Demoss e paditi Lyftin pasi një nga shoferët e kompanisë i tha asaj se ishte shumë e madhe për të hipur në makinën e tij.
Reperja, e cila më parë zbuloi se peshonte gati 222 kilogramë, pretendon se incidenti ndodhi në fillim të këtij muaji në Detroit kur një shofer i Lyft u largua me makinën e tij dhe mbylli menjëherë derën.
So huge she got out of breath talkin and trying to ruin this drivers life because she’s built like the 💩emoji @DankDemoss pic.twitter.com/mWdIgiNlPZ
— Alan Roberts (@TheMFingCOO) January 23, 2025
“Mund të futem në këtë makinë”, tha reperja në një video që postoi në rrjetet sociale më 19 janar.
Shoferi i tha: “Më beso, nuk mundesh”, duke shtuar më vonë se nuk kishte vend në pjesën e pasme dhe gomat e tij nuk do të mund të përballonin peshën.
Demoss më herët ka deklaruar se peshon 250 kilogramë, por më pas ajo ka njoftuar fansat se peshon 222 kilogramë.
“Unë kam qenë në makina më të vogla se kaq”, i tha ajo FOX2 pas padisë: “Unë thjesht dua që ata të dinë se kjo i lëndoi ndjenjat e mia”.
Female rapper Dank Demoss has filed a multimillion dollar lawsuit against Lyft, just a week after Lyft apologized to her after a driver denied her service because she was “too big” to fit in his car 👀😳
pic.twitter.com/HUv8CtVmns— Daily Loud (@DailyLoud) January 28, 2025
Një zëdhënës i Lyft tha për The Post se kompania nuk mund të komentonte mbi incidente specifike të mbuluara nga paditë, por ata e dënuan diskriminimin. /Telegrafi/