Reperi amerikan YNW Melly ka rezultuar pozitiv me coronavirus në burg dhe tani po pret që të lirohet.
Melly aktualisht është pas hekurave në Broward County, Florida, në pritje të gjykimit pasi akuzohet për dy vrasje të shkallës së parë, shkruan Metro.co.uk. Tani ekipi i tij ligjor ka njoftuar lidhur me planet për të paraqitur një kërkesë për lirim me kusht pas lajmeve për diagnozën e tij me COVID-19.
21-vjeçari (emri i vërtetë Jamell Demons) u arrestua dhe u akuzua për vrasjet e reperëve, Anthony Williams (21 vjeçar) dhe Christopher Thomas Jr (19 vjeçar) në tetor të vitit 2018.
Në një postim në Twitter të tij, shkruan: “Melly ka testuar pozitivisht për COVID-19, ndërsa po pret gjyqin e tij në burgun e qarkut Broward. Ai do të paraqesë një kërkesë për lirim të kufizuar me shpresën e një kujdesi më të mirë për shkak se burgu nuk ka shtuar ndonjë kujdes sa i përket parandalimit të virusit”.
Përpara gjykimit të tij u raportua se reperi mund të përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor. Në dokumentet e marra nga XXL, Shteti i Floridës njoftoi planet e tyre për të kërkuar ndëshkimin kapital ndaj YNW Melly, pasi ata besojnë se mund të dëshmojnë “përtej një dyshimi të arsyeshëm” se ai kreu krimet për “përfitim financiar”.
Ndërkaq, edhe pse reperi tani po Lufton kundër virusit vdekjeprurës, një datë për rigjykim nuk është caktuar ende. /Telegrafi/