Reperi i njohur Tekashi 6ix9ine mund të përfundojë i dënuar me burgim të përjetshëm.
Kjo vjen si pasojë e akuzave të tij të shumta të ngritura në Gjykatën Federale, të hënën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Sipas një dëshmitari okular, Tekashi 6ix9ine u shfaq në gjykatë me këmbët dhe duart në pranga.
Akuzat me të cilat përballet ai janë të shumtë: sulm me armë të rrezikshme, qëllimin me armë zjarri ndërsa kryente një krim, dhunimin me anë të shantazhit, komplot me të tjerët për të bërë shantazh, mbajtja e një arme zjarri dhe kryerja e një krimi me ndihmën e shantazhit.
Dy nga akuzat e lartëpërmendura kanë një dënim maksimal të mundshëm deri në burgim të përjetshëm.
Nëse dënohet për secilën akuzë, Tekashi 6ix9ine mund të përballet me jo më pak se 32 vite burg.
Akuza më e rëndë që është hedhur mbi të është ajo për trafikim dhe shpërndarje të narkotikëve së bashku me bandën e tij, Nine Trey Gangsta Bloods.
Sipas dokumenteve gjyqësore, ai së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij kërcënuan dhe shantazhuan për zgjerimin e biznesit të tyre të narkotikëve. /Telegrafi/