Site icon Telegrafi

Reperi i TBA, Cyanide reagon ndaj Encës për skenat e nxehta në klipin e ri: Shumë e fëlliqësira qenka në këtë industri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, pak ditë më parë ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Rakia”.

Kjo këngë është vizualizuar edhe me një klip, i cili në përmbajtje ka disa skena mjaft ‘të nxehta’.

E këto skena përveçse u komentuan gjithandej në rrjetet sociale dhe media, duket se kanë zgjuar interesim edhe te emrat nga estrada.

Skena të nxehta në klipin “Rakia” të Enca Haxhiut (Foto: Enca Haxhia/YouTube)

Një reagim publik kundër këtij klipi e ka bërë reperi i njohur i labelit TBA, Cyanide, emri i vërtetë i të cilit është Jetmir Hoxha.

Ky i fundit ka publikuar një pamje të një prej skenave më provokuese të klipit, ku Enca shfaqet me bikini mbi trupin e modelit pjesëmarrës në klip.

Cyanide e ka quajtur të turpshme një paraqitje të tilla, ndonëse skena si kjo janë gjithmonë e më të pranishme në klipet vendore.

Foto: Cyanide/InstaStory

“Na keni helmuar, na kini q* ropt! Ju p***sha kulturën, po shumë e fëlliqësira ishit në këtë industri të “argëtimit”. Degjenerim total!”, ka shkruar Cyanide në InsatStory.

Ndërkohë, kënga “Rakia” gati ka arritur shifrën e afro një milion klikimeve në kanalin YouTube deri më tash. /Telegrafi/

Exit mobile version