Reperi T.I. ka bërë zbulimin tronditës duke thënë se ai e shoqëron vajzën e tij 18-vjeçare tek gjinekologu për çdo vit për të siguruar që ajo është akoma e virgjër.
39-vjeçari theksoi se sa e rëndësishme është për të që vajza e tij adoleshente Deyjah Harris nuk ka bërë akoma seks, duke pranuar se e shoqëron atë në kontrollin e saj vjetor gjinekologjik për të konfirmuar se himeni i saj nuk është i thyer.
“Do të them që nga ditëlindja e saj e 18-të, himeni i saj është ende i paprekur”, tha reperi, hitet e të cilit janë mbushur me tekste për seksin, shkruan DailyMail.
“18 vjeçarja Dejjah sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe ajo po ndjek vitin e parë të kolegjit”, tha ylli, i cili gjithashtu ka një vajzë tjetër tre vjeçare të quajtur Heiress.
“Dhe po, jo vetëm që kemi kryer bisedën [për seksin], kemi udhëtime vjetore te gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj”, deklaroi tutje ai.
Moderatorët e emisionit kur ai bëri këto deklarata, ishin duke menduar se ai po bënte shaka ose ishte duke e ekzagjeruar, ndërkohë që T.I. pastaj hyri në detaje më shumë rreth vizitave që ai zhvillon te mjeku me vajzën.
“Hera e parë që shkuam ishte pas ditëlindjes së saj të 16-të. Kjo është ajo që ne bëjmë çdo vit. Menjëherë pas ditëlindjes ne festojmë”, tha ai.
“Zakonisht si një ditë pas ditëlindjes, ajo është duke shijuar dhuratat e saj”, tregoi më tej T.I.
Sigurisht, mjekët nuk mund të ndajnë informacionin e pacientit pa pëlqimin e pacientit, kështu që T.I. tregoi se vajza e tij tregohet e sinqertë me të.
“Kështu që ne shkojmë dhe ulemi, dhe mjeku më pas vjen dhe flet, duke mbajtur një nivel të lartë profesionalizmi”, shpjegoi T.I.
Doktori madje ka sqaruar se ka shumë mënyra të tjera që një himen të prishet përveç seksit, dhe në fakt, shumë virgjëresha nuk kanë më himen të paprekur – por T.I. nuk interesohet për këtë pjesë. /Telegrafi/